Fjalë Kyçe

Berisha thotë se siguria kibernetike është në nivelin më të lartë

Berisha thotë se siguria kibernetike është në nivelin më të lartë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i cili është edhe koordinator nacional për Siguri Kibernetike, ka folur për sigurinë kibernetike në vend teksa thotë se gjendja është nën kontroll.

Ai ka thënë se sulmi i fundit i hakerëve serbë në disa faqe të Qeverisë së Kosovës është evituar shpejtë, sipas tij kjo ka zgjatur rreth 2-3 minuta.

“Një sulm ka ndodhur në disa faqe të Qeverisë nga Serbia, personat përgjegjës kanë marrë masa dhe e kanë evitu këtë ndërhyrje. Ka pas ndërhyrhje 2-3 minutëshe në dy faqe të Qeverisë, në një faqe ku jepen lejet për biznese, por është stabilizuar gjendja dhe organet e ndjekjes po merren me hetimin e kësaj”, tha Berisha në “Frontal”, transmeton Gazeta Express.

“Në fushën e sigurisë kibernetike gjendjen e kemi në kontroll. Emërimi im i ka bërë mirë kësaj pune, edhe qytetari i rëndomt e ka kuptu se rreziqet nuk vijnë vetëm nga granatat e armët”, shtoi ai tutje.