Fjalë Kyçe

Bajqinovci: Do t’i dërrmojmë me 51%

Bajqinovci: Do t’i dërrmojmë me 51%

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Pas këtij vendimi të Kushtetueses, ka reaguar edhe deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci tha se s’ka kush që i ndalë dhe se do t’i “dërmojnë” partitë e tjera.

Madje ai ka ironizuar me një deklaratë të thënë më parë nga Avdullah Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington ku tha se “S’keni parë gjë akoma”.

Mefail Bajqinovci e tha gjënë e njëjtë, duke theksuar se do të shohin edhe më tepër pas zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Asgjë s’keni parë, çfarë do të shihni pas zgjedhjeve!

S’ka kush që na ndalë, do t’i dërrmojmë

#51%