Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se sa i përket emërimeve të reja çdo gjë do të bëhet në kompetencat që ka Qeveria tani.
Ai tha se Qeveria Hoti do të mbahet mend për një qeverisje të mirë dhe ligjore, e bazuar në Kushtetutë.
“Besoj se qytetarët e dinë se kjo Qeveri do të mbahet mend më së miri për qeverisjen e mirë anipse ne e morëm udhëheqjen në një situatë kur vendi ishte krejt i mbyllur, e hapëm atë dhe ekonominë. E kemi marrë udhëheqjen në një situatë gati prej raporteve të ngrira me partnerët ndërkombëtare, me qindra miliona dollar të ngrira për shkak të sjelljes së qeverive paraprake, dhe i kemi hapur ato. I kemi çelur të gjitha dyert e BE-së dhe miqve tanë pa asnjë përjashtim, kemi mbërri marrëveshje me Washington dhe kemi vazhduar dialogun me parime të qarta, e kemi arrit Pakon e Rimëkëmbjes që është më e madhja në regjion, duke pas parasysh situatën ekonomike”, tha Hoti.
Ai tutje shtoi se Qeveria Hoti ka udhëhequr me parime të qarta, duke dhënë shembull se si duhet të udhëhiqet një shtet.