Reperi i njohur i bëri dhuratën më të bukur të ëmës.
Reperi Diddy i organizoi nënës një darkë me rastin e festimit për ditëlindjen e 80-të, ku i dhuroi një shumë të madhe parash dhe një veturë të re, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Artisti organizoi ndejën e ditëlindjes së 80-të të së ëmës Janice, në rezidencën në Los Angeles, të hënën në mbrëmje.
E gjitha kulmoi duke i dhuruar ai një çek të madh prej 1 milion dollarësh.
Por kjo nuk ishte e tëra, Diddy çekun me para e kishte vetëm si dhuratë fillestare të të famshmëve e të pasurve.
Kjo ngase nënën e tij jashtë po e priste një “Bentley” i ri, reperi po ashtu jashtë në pishinë kishte shkruar “Urime ditëlindjen e 80-të”.
Festa e Diddyt ishte edhe më e veçantë sepse Janice feston ditëlindjen një ditë me vajzat e tij binjake, D’Lila dhe Jessie, të cilat mbushën 14 vjeçe.
E vetmja gjë e e keqe në këtë çështje ishte numri i madh i njerëzve pa maska në afërsi ndërsa rastet e COVID u rritën në qarkun L.A.
Por, ka të ngjarë që të ftuarit të jenë testuar paraprakisht.