Fjalë Kyçe

Shkojnë në polici për konsultim, por situata del prej kontrolli

Shkojnë në polici për konsultim, por situata del prej kontrolli

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur dje në stacionin policor të Vushtrrisë. Pak para mesnatës, tre meshkuj kanë shkuar në stacion policor për tu konsultuar lidhur me një kundërvajtje.

Gjatë bisedës të dyshuarit kanë kanosur zyrtarin policor mashkull kosovar. Pas kanosjes kanë ikur nga stacioni me veturën e tyre por prapë janë ndaluar dhe arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur një sprej OC i cili është konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.