Fjalë Kyçe

Osmani nuk ka pranuar ende kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Osmani nuk ka pranuar ende kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, ka bërë të ditur se me kërkesë të mbi 40 deputeteve, të hënën do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore.

Por, Bekim Kupina, këshilltar për media i Vjosa Osmanit ka thënë se, kryeparlamentares nuk i ka ardhur asnjë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme.

“Deri në orën 16:00 se kemi pranu asnjë kërkesë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se të hënën, Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.