Fjalë Kyçe

Nëntë të vdekur dhe 553 raste të reja me Covid në Shqipëri

Nëntë të vdekur dhe 553 raste të reja me Covid në Shqipëri

553 persona kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë vdekur nëntë të infektuar, derisa gjithsej numri ka shkuar në 1,134.

Njoftohet se janë shëruar edhe 514 qytetarë të tjerë. Raste aktive në Shqipëri me COVID-19 janë 23,456.

Ndërsa në Kosovë brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1048 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive.