Fjalë Kyçe

Bizneset në Podujevë do të punojnë edhe të dielën

Bizneset në Podujevë do të punojnë edhe të dielën

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë marrë vendim që të lejohen bizneset të punojnë në dy të dielat e ardhshme. Ky vendim, sipas një njoftimi të Komunës është marrë me qëllim që të shmanget grumbullimi i qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

“Për nder të festave të fundvitit dhe duke pasur parasysh se në komunën tonë kanë ardhur një numër i madh mërgimtarësh, Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Podujevës, kanë marrë vendim që dy të dielat e ardhshme (27.12.2020 dhe 03.01.2021) të lejohet puna e bizneseve në territorin e komunës sonë, sipas orarit të përcaktuar me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

“Vendimi është marrë me qëllim që të shmanget grumbullimi i madh i qytetarëve gjatë ditëve të tjera të javës, të cilët kryejnë furnizimet nëpër qendra tregtare e dyqane për festën e Vitit të Ri, por edhe të krijojmë lehtësira për mërgimtarët që kanë ardhur për të festuar me familjet e tyre”.

Përjashtim nga ky vendim bëhet vetëm për barnatoret, të cilat vazhdojnë të punojnë me kujdestari sikur deri tash.