Fjalë Kyçe

Humb betejën me Covid-19 mjeku Sylejman Dulla, Kosova mbetet edhe pa një anesteziolog

Humb betejën me Covid-19 mjeku Sylejman Dulla, Kosova mbetet edhe pa një anesteziolog

Një mjek tjetër kosovar ka humbur betejën me Covid-19. Bëhet fjalë për anesteziologun Sylejman Dulla. Lajmin e ka bërë të ditur kolegu Haxhi Avdyli, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i Avdylit:

Lajm i trishtuar për ne. Humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë, ikja në amshim e kolegut tonë, njeriut të mirë Dr Sylejman Dullës, Anesteziolog në QKUK.

Brenda javës Kosova humbi 2 anesteziologë eminentë Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla, të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19, e që fatkeqësisht e humben betejen duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm.