Fjalë Kyçe

Përleshje me armë zjarri si në filma: Plagos dy persona, llapjani pastaj gjuan edhe policinë

Përleshje me armë zjarri si në filma: Plagos dy persona, llapjani pastaj gjuan edhe policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Podujevë ka plagosur me armë zjarri dy persona, raporton Gazeta Express.

Në njoftimin e policisë thuhet se njësia policore e ka vërejtur të dyshuarin duke ikur dhe të njëjtit i kanë dhënë urdhëra që të ndalen.

Ai nuk është ndalur dhe gjatë ikjes ka shtënë me armë në drejtim të policisë që iu janë përgjigjur me zjarr.

“Viktimat janë trajtuar në QKMF Podujevë dhe pastaj janë përcjell në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te armës ku dyshohet se njëra gëzhojë është e armës të cilën e ka shkrepur i dyshuari i lartcekur, ndërsa gëzhoja tjetër dyshohet se është e armës zyrtare të cilën e ka shkrepur zyrtari policor. Njësitë policore janë në kërkim të dyshuarit i cili është i njohur edhe për vepra të tjera penale”, thuhet në raport të policisë.