Fifi ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram duke shuar kuriozitetin për shumë gjëra.
Shumica e pyetjeve ishin për lidhjen e saj, të cilën nuk preferon ta bëjë publike.
Kur u pyet se çfarë kanë njerëzit e tjerë me dashurinë e saj, Fifi u përgjigj se duan t’ja marrin, sepse ai është shumë i mirë.
“Duan ta zënë më duket! Është shumë i mirë, bile s’ka ma të mirë se ai prandaj jam dashuruar me të, por vetëm se problemi është se nuk do ua tregoj kurrë kush është”, është shprehur Fifi.