Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Prishtinës i ka harruar konferencat për medie, ku denoncohej keqqeverisja e kryetarit Shpend Ahmetit. Tash, njerëzit e LDK-së po i realizojnë interesat e veta të ndërtimit në Prishtinë, nëpërmjet asamblesë komunale.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka gjetur një paqe me LDK-në të cilës pasi ia mori pushtetin në kryeqytet, ia dërgoi dhjetëra dosje në Prokurori.
Për të realizuar interesat e veta të ndërtimit, njerëzve të LDK-së po u duhet edhe toka komunale. Në mbledhjen e fundit kuvendit komunal, u siguruan votat e mjaftueshme që të shkëmbehet një pronë komunale me një parcelë të ish-kryetarit të Prishtinës Shefki Gashit, shkruan lajmi.net.
, aktualisht është asamblist nga radhët e LDK-së në KK të Prishtinës që disa vite, ndërsa për një mandat ka qenë edhe kryetar i Prishtinës.
Që t’i shmanget konfliktit të interesit, Gashi e ka regjistruar së voni pronën në emrin e bashkëshortes, Azemine Hamit Gashi.
Gashi ia dha pronën Komunës të cilën e ka në lagjen ‘Tophanë’ dhe ia mori një komunës në lagjen ‘Arbëria’, ku e ka edhe një tjetër e që po i nevojitet për ndërtim, pasi plani rregullues nuk e lejonte ndërtimin vetëm në parcelën e tij.
Për t’u bërë një votim për shkëmbim të pronave, nevojiten 27 vota, ndërkohë koalicioni qeverisës në Prishtinë i ka vetëm 24 e opozita 27, gjë që pushtetit mund të mbi votohet.
Asamblisti Shefki Gashi thotë se nuk ka kurrfarë konfliktit të interesit, pasi gjatë votimit ka dalë jashtë sallës së Kuvendit.
“Kur ka dal në votim shkëmbimi i tokave që është në emrin e gruas kam dal jashtë sallës. Unë ia kam dhënë një parcelë në ‘Tophane’, komuna mua në ‘Arbëri’, krejt brenda ligjit. Komuna e ka paraparë qashtu se plani detal i Prishtinës që është bë për ‘Tophane’ e parasheh qashtu, ma merr mu një pjesë aneja, edhe objekti që vendoset i bien shumë i vogël, e parasheh qashtu plani detal urban. S’ka kurrgjë të re aty”, tha shkurt Gashi.
Shefki Gashi e ka në plan që të ndërtojë edhe një ndërtesë në lagjen “Tophane”, pasi për këtë ka marr pëlqim djali i tij nga Komuna me kompaninë “Melodia –Ing”. Atij i janë lëshuar kushtet ndërtimore, ndërkohë që po pret vetëm lejen e ndërtimit.
Ndërkohë, lajmi.net ka raportuar edhe për një shkëmbim të tokave në mes të Komunës së Prishtinës dhe baballëkut të deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky i fundit kishte kontaktuar edhe asamblistë që t’a votonin shkëmbimin e tokave që do t’i mundëson vjehrrit të tij një ndërtim në lagjen e ‘Muhaxhirëve