Fjalë Kyçe

Aksident në hyrje të Lipjanit mes një kamioni dhe një veture, lëndohen katër persona

Aksident në hyrje të Lipjanit mes një kamioni dhe një veture, lëndohen katër persona

Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Lipjanit. Për pasojë 4 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lidhur me këtë rast, detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në hyrje të fshatit Qylagë të Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të komunikacionit rrugor”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.