Fjalë Kyçe

Policia jep detaje: Si ndodhi rasti në Vushtrri ku dy zyrtarë sulmuan fizikisht një vajzë të mitur?

Policia jep detaje: Si ndodhi rasti në Vushtrri ku dy zyrtarë sulmuan fizikisht një vajzë të mitur?

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të djeshëm në Vushtrri, ku një zyrtare policore po sulmonte fizikisht një vajzë të mitur, ndërsa kolegu i saj po e shikonte.

Policia përmes raportit 24 orësh tregon se si ka ndodhur rastit, ku sipas tyre, e gjitha ka filluar për shkak të një veture që ndodhej në rrugë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Një mashkull kosovar dhe një femër kosovare zyrtar policor deri sa ishin duke patrulluar kishin vërejtur një veturë që ishte ndalur dhe për shkak të bllokadës së rrugës kanë kërkuar që vetura të largohet. Dy femra kosovare dhunshëm kanë reaguar ndaj zyrtarëve policor dhe të njëjtat kanë refuzuar të identifikohen. Lidhur me rastin është marr edhe Inspektorati Policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.