Rina Balaj e ka konfirmuar se po vjen në duet me këngëtaren Adelina Ismaili.
Më parë ka qarkulluar një foto në të cilën Adelina Ismaili dhe Rina Balaj shiheshin pranë njëra-tjetrës, shkruan lajmi.net.
Është diskutuar për një bashkëpunim të mundshëm mirëpo diçka konkrete nuk dihej, ndërsa tani vetë Rina e ka konfirmuar bashkëpunimin me Adelina Ismailin.
Këtë e ka bërë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, imazh në të cilin dyshja shihen në studio së bashku.
“Cila kong mundet me kon??😆 shume shpejt @adelinaofficiel 🍓🍓”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotografisë.