Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e strukturave udhëheqëse të Kryesisë së LDK-së.
Nënkryetarët e kësaj partie, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala, janë parë që kanë shkuar shumë më herët e zyrët e kësaj partie.
Një zyrtar i lartë i LDK-së i ka thënë Klan Kosovës se disa prej njerëzve potencialë për kandidat për kryeministër, përfshirë edhe Avdullah Hotin, do të pyeten sot nga partia nëse do ta marrin këtë përgjegjësi.