Fjalë Kyçe

Arrestohet laboranti i IKSHP-së pasi i mori ryshfet 20 euro një gruaje që të bënte testin PCR pa radhë

Arrestohet laboranti i IKSHP-së pasi i mori ryshfet 20 euro një gruaje që të bënte testin PCR pa radhë

Policia e Kosovës ka arrestuar një laborant në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit, duke marrë ryshfet.

Sipas njoftimit të Policisë, laboranti i ka mundësuar një gruaje që të kryejë analizën PCR për COVID-19 pa pritur në radhë e në këmbim të 20 eurove.

“Hetuesit policorë pas ndërmarrjes së masave të veçanta hetimore duke siguruar edhe Urdhëresat e nevojshme nga Gjykata kompetente, sot me datë 30.12.2020, kanë arrestuar personin e dyshuar (laborant në IKSHPK), i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës në cilësinë e personit të dyshuar dhe pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është lëshuar Vendim për ndalim të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftim e Policisë.