“Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Malishevë mbajti Takim elektoral me banorët e fshatit Temiqinë. Në këtë takim u mirëprit edhe aderimi i Asambleistës se NISMËS Donjeta Shijaku me elektoratin e saj për ta vazhduar aktivitetin e saj në radhët e AAK-së.”, thuhet nën njoftimin e tyre.
“Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i Degës së AAK-së në Malishevë Fatmir Shurdhaj me strukturat e Degës, si dhe Deputeti nga radhët e AAK-së në Parlamentin e Kosovës, z. Haxhi Shala”, thuhet tutje.