Fjalë Kyçe

Policia jep detaje të reja nga vrasja e katërfishtë në Pozheran të Vitisë

Policia jep detaje të reja nga vrasja e katërfishtë në Pozheran të Vitisë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga vrasja në Pozheran të Vitisë, ku ka bërë të ditur se babai ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorte, dy djemtë dhe më pas veten.

Në raportin 24 orësh, Policia thotë se dje rreth orës 18:10 në fshatin Pozheran të Vitisë, është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe vetveten.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Metro ka raportuar edhe dje për rastin, derisa bëhet e ditur se viktimat ishin të ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë, ndërsa sot planifikonin të ktheheshin në Zvicër.