Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri.
Ai ka kërkuar nga ta që të festojnë në familje.
“Të gjithë ju që bashkë me mua dhe Ministrinë e Shëndetësisë, me përkushtim u përballem me pandeminë për muaj të tërë, ju falënderoj nga zemra për bashkëpunimin. Sonte, në natën e ndërrimit të motmoteve, ju dëshiroj gjithë të mirat juve dhe familjeve Tuaja, njëherësh ju bëj thirrje të festoni në familje dhe të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit”, është shprehur Zemaj.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur rënie të numrit të rasteve me Covid-19, edhe pse ka frikë se ky numër mund të rritet gjatë ditëve në vijim, pasi ka pasur një vërshim të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora.