Fjalë Kyçe

Burri në Malishevë e rrah gruan 5 minuta para Vitit të Ri

Burri në Malishevë e rrah gruan 5 minuta para Vitit të Ri

Mbrëmë në natën e fundit të vitit 2020, një ngjarje ngjarje e rëndë ka ndodhur në Banjë të Malishevës.

Kur të gjithë po prisnin cakërrimin e gotave, për të pritur vitin 2021, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Viktima, gruaja e tij, 1 janarin është dashur ta kalojë në spital për t`i shëruar plagët e shkaktuara nga bashkëshorti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orët 23:55, 5 minuta para ndërrimit të motmoteve.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit burri është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti.