Fjalë Kyçe

Mërgimtarët lëshojnë Kosovën, kolona të gjata në Merdare

Mërgimtarët lëshojnë Kosovën, kolona të gjata në Merdare

Ditë më parë kishim fluks të madh të bashkatdhetarëve që kishin ardhur në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit.

E teksa kemi hyrë në vitin e ri shumë nga ta kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë në Evropë.

Kthimi i tyre ka bërë që në pikat kufitare të krijohen kolona të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të pikës kufitare me Serbinë, në Merdare kolona është e gjatë 300 metra, e qytetarët po detyrohen të presin nga 90 deri në 120 minuta.

Kolona të gjata ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku gjatësia e kolonës së veturave arrin në 100 metra.