Një plagosje ka ndodhur rreth orës 21:00 afër stacionit të autobusëve në Pejë.
Djali i biznesmenit deçanas, Adem Rrustemaj, Melosi, plagosi me armë zjarri babë, bir e nip nga Peja, Shaban e Andi Dobraj, shkruan Reporteri.net.
Shaban dhe Andi Dobraj
Nga e gjithë kjo ngjarje pësoi edhe nipi i Shabanit, Fisnik Dobraj, i cili mbeti poashtu i plagosur.
Fisnik Dobraj
Dy nga viktimat janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa njëri është i plagosur më lehtë dhe po trajtohet në spitalin rajonal të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga Policia.