Fjalë Kyçe

Osmani nuk pret të ketë ndryshime në strukturën e LDK-së dhe thotë se nuk do të jetë më pjesë e saj

Osmani nuk pret të ketë ndryshime në strukturën e LDK-së dhe thotë se nuk do të jetë më pjesë e saj

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk pret që të ketë ndryshime të kryesisë së LDK-së, pasi është pyetur nëse do të kthehej në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Osmani tha se kjo nuk do të ndodhë duke shtuar se situata brenda LDK-së është e pashpresë. Megjithatë ajo ka thënë se ka hapësirë për diskutim pasi të largohen krerët aktual të LDK-së.

“Nuk ndodh, besom që nuk ndodh. Shumë pyetje të tilla kam marrë kohëve të fundit. Le të largohen e flasim pastaj. Ata e dinë shumë mirë sepse më njohin që 20 vjet. Nëse ndodh një ndryshim i tillë, por nuk do të ndodhë, është situatë e pashpresë aty”, tha Osmani në kallxo.