Fjalë Kyçe

Rrahje mes të rinjve në Emshir, theret me thikë një 21-vjeçar

Rrahje mes të rinjve në Emshir, theret me thikë një 21-vjeçar

Policia e Kosovës ka raportuar për një therje me thikë në Emshir të Prishtinës, bëhet fjalë për një 21-vjeçar.

Plagosja ka ndodhur pas një rrahje mes disa personave, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Për këtë rast policia ka arrestuar tre persona. “Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjea dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arritur që të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se viktima është dërguar për tretman në QKUK.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë tutje ai.