Pika kufitare në Merdar vazhdon të jetë e ngarkuar me pritjet për të dalë nga Kosova.
Derisa në orët e hershme të mëngjesit pritjet ishin deri në 45 minuta, tashmë raportohet se këto pritje janë zgjatur, raporton Albinfo.ch.
Kësisoj, Qendra për menaxhimin e kufirit raporton se pritjet në pikën kufitare të Merdares shkojnë deri në 90 minuta.
Ndërkohë te Dheu i Bardhë pritjet vazhdojnë të jenë nga 30 minuta, derisa në pikat e tjera ka fare pak pritje, nga 3 deri në 5 minuta.
