Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Avdullah Hotin, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro për vaksinat anticovid19.
Zemaj ka thënë se vaksinat e Pfizer kundër Covid19 do të arrijnë në Kosovë në fillim të muajit shkurt.
Ai tha se Kosova do të furnizohet me vaksina edhe nga “Kovaks” ku 360 mijë banorë do të vaksinohen falas.
Zemaj tha se çdo qytetarë që duhet vaksinuar do të vaksinohet.
“Pa hapjen e dyerve dhe komunikimin me partnerët ndërkombëtar, MSH dhe Instituti do të kishin të pamundur konkretizimin e saktë të vaksinave.
Sigurimin e vaksinave kundër Covid19 mbi 500 mijë doza e kemi nga Pfizer. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme.
Gjatë kësaj jave MSH dhe Pfizer do të finalizohen dhe aspektet teknike do të, vaksinat do të arrijnë në fillim të muajit shkurt.
Kemi konfimimin që Kosova është në listën ku “Kovaks”do të jap vaksina për 360 mijë qytetarë falas.
Të gjithë qytetarët që duhet të vaksinohen do të vaksinohen. Janë paraparë 40 milionë euro për vaksinat nga Qeveria e Kosovës.
Kovaks dhe Pfizer nuk janë të vetmet mundësi për furnizim me vaksina, kemi mbështetjen e plotë të parnerëve tanë”, tha ai.