Erërat e forta të këtyre ditëve në Gjakovë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në këtë qytet të Kosovës.
IndeksOnline ka siguruar pamje se si një objekt afarist në Gjakovë, ka mbetur tërësisht pa kulm, meqë ai ka rënë si pasojë e erërave të forta.
Në video shihet kulmi i rrëzuar në tokë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.