Fjalë Kyçe

Tomë Gashi: Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet

Tomë Gashi: Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka të drejtë të kandidojë për deputet.

Gashi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se në vitin 2018 në kohën kur Kurti ka marrë dënimin me kusht, Kodi Penal i Kosovës nuk parashihte pasoja juridike.

“Absolutisht z.Albin Kurti ka të drejtë ligjore që të kandidojë dhe do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës. Këtë nuk ia ndalon askush. Situata është më se e qartë. Unë kam bërë publikim ku jam thirrur në Nenin 297 të aktgjykimit që sot është bërë publike të Gjykatës Kushtetuese dhe besoj që gjithçka është e qartë dhe është e sqaruar”.

“Pa marrë parasysh që në opinion dalin edhe mendime të tjera, mendoj që të gjithë e kemi obligim që të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe janë dhënë sqarime sigurisht jo me emër të Albin Kurtit, sigurisht sepse nuk ka qenë tema e Gjykatës Kushtetuese të vendosë lidhur me të, pasi që nuk ka pasur qasje të tillë kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Mirëpo në bazë të dispozitave ligjore është e vërtetë që z. Albin Kurti, i është shqiptuar një dënim me kush në vitin 2018, dhe në kohën kur ka vlejte Kodin Penal i Kosovës, për atë kohë Kodi Penal nuk prodhon kurrëfar pasoja juridike. Meqenëse aktgjykimi nuk prodhon kurrëfar pasoja juridike atëherë nuk ka të bëjë fare me z Albin Kurti”.