Fjalë Kyçe

Vendimi i Kushtetueses më shumë ka rritur dilemat sesa i ka zgjidhur ato

Vendimi i Kushtetueses më shumë ka rritur dilemat sesa i ka zgjidhur ato

Politologu dhe njohësi i çështjeve politike, Bekim Baliqi, ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjell paqartësi të mëdha me vendimin e fundit. Ai ka deklaruar se ky vendim nuk e ka precizuar se deri në çfarë mase kanë të drejtë partitë të garojnë dhe se çfarë kandidatë duhet të fusin në lista zgjedhore.

“Kjo mendoj se duhej qartësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duhet të ketë një koordinim mes KQZ-së dhe procesit zgjedhor kur kandidatët kanë të drejtë të konkurrojnë. Në aspektin politik është proces i lënë me shumë kuptimësi”, ka deklaruar Baliqi në emisionin Desku të KTV-së.

Ai ka potencuar se vendi ka hyrë tashmë në parafushatën zgjedhore dhe partitë po bëjnë përhapje të premtimeve të tyre.

“Mendoj se partitë kësaj here do të jenë më të kujdesshme në koalicionet parazgjedhore. Ato kanë treguar se mund të përfitojnë në ndarje të pushtetit, ka pasur parti me më shumë ministri se deputetë. Me këtë kanë pësuar partitë e mëdha”, ka deklaruar Baliqi.

Ai ka theksuar tutje se partitë e vogla do ta kenë të vështirë mbijetesën politike për shkak të komunikimit me qytetarët, si pasojë e koronavirusit.