Fjalë Kyçe

Fushata zgjedhore fillon me tre shkurt, përfundon me 12 shkurt

Fushata zgjedhore fillon me tre shkurt, përfundon me 12 shkurt

Komisioni Qendror Zgjedhor ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, të parën pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga U.D së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndër të tjerash Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se që nga sot fillojnë përgatitjet për këto zgjedhje.

Gjithashtu u theksua se fushata zgjedhore për partitë politike në vend është dhjetë ditë dhe parashihet të fillojë  më tre shkurt dhe përfundon më 12 shkurt.

“Më 3 shkurt fillon fushata zgjedhore dhe zgjatë 10 ditë”, transmeton lajmi.net.

Ndërsa u bë e ditur se sa i përket diasporës aplikimi për regjistrimin e votimit fillon më 13 janar, deri më 24 janar.

“Ndërsa periudha e votimit përmes postës fillon me dy shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve”.