Mjafton një rrëbesh i shiut, dhe bodrumi i këtij objekti banesor në Bresje të Fushë Kosovës përmbytet nga uji.
Por, kjo problematikë, s’është tash, sipas banorëve të njëtit përballen afër një dekade, e në ndihmë s’po iu vie askush.
Kështu të paktën thotë, Faton Topilla, pronar i një biznesi që operon në këtë objekt. Ai thotë për IndeksOnline se kjo gjendje e tregon më së miri atë çfarë po ndodhë.
“Ky problem është qe 10 vite. Të njëjtin problem e kemi sidomos kur ka shi dhe vërshime. Nuk kujdeset askush. Bëjmë thirrje nga 20 e 30 herë, Komuna del nga dritarja vetëm e shikojnë . Shumë shpesh nuk intervenojnë, vetëm nëse kanë të njofshëm. Kjo është gjendja faktike e sotit.
Jemi 4 biznese, por ka edhe familjarë. Komshinjtë më kanë thirr, që i kanë frizat në rrymë në podrume, janë të rrezikuar nga rryma”.
I njëjti thotë se për shkak se uji ka depërtuar brenda lokalit, i është dashur që të shpenzojë mijë euro për ta ndërruar inventarin.
“Mu personalisht po ma dëmton biznesin, i kam mjetet e prishta, i kam të gjitha fotot. Qe 10 vite që kam ndrru dy herë inventarin në lokal, së paku mu kanë ba 3000 euro dëm dhe askush s’është përgjigj.
Asnjëherë Komuna s’më ka mbështet si biznes personalisht mu, nuk e di pse.
Kanë thanë Komuna kemi me ba një zgjidhje, por po shihet gjendja reale.
Është edhe pakujdesia e qytetarëve, po bllokohet edhe një pjesë e kanalizimit, mirëpo pjesa më e madhe duhet të intervenohet”.
Ky objekt banesor ndodhet pikërisht përballë Komunës së Fushë-Kosovës. Ndërsa pamjet që po shihni janë të realizuara pasditen e sotme.