Shkëlzen Gashi, ish-kshilltari i Albin Kurtit, beson që Kurti do të fitojë bindshëm, shkruan Gazeta Express.
Anipse Kurti e kishte shkarkuar, Gashi beson se ai do t’i fitojë zgjedhjet edhe pa program.
“Ska diskutim që do të jetë e para VV-ja bindshëm. Ai zgjedhjet i fiton edhe pa program edhe pa ekip”, tha Gashi në Rubikon.
Ish-kryeministrit Kurti kushte liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi, pas një deklarate që ky i fundit e kishte bërë në një televizion në Kosovë.
Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ka ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e cilësuan skandaloze këtë deklaratë të Gashit.