Rreth orës 12:00 është raportuar për një rrahje në progres në rrugën ‘’Nëna Terezë’’ në Fushë Kosovë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj katër persona të dyshuar të implikuar në rastin në fjalë, dhe të njëjtit i ka shoqëruar për në stacionin policor.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se nga informatat fillestare dyshohet që deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje për çështje parkingu.
Deri më tani dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa policia ka iniciuar një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.