Fjalë Kyçe

Gruaja e Albin Kurtit shpenzon 75 mijë euro

Gruaja e Albin Kurtit shpenzon 75 mijë euro

Agjencia Kundër Korrupsionit i ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve publik për këtë vit.

Temë diskutimi gjatë këtyre muajve ishte bërë bashkëshortja e të parit të VV-së, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Ajo në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar kishte paraqitur 85 mijë euro të gatshme të cilat i mbante në DNP Bank.

Këtë fakt madje Kurtit ia kishte përmendur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një emision televiziv, në të cilin kishte hedhur dyshime për prejardhjen e tyre.

Por, Kurti dhe bashkëshortja e tij i kanë shpenzuar mbi 75 mijë euro gjatë këtij viti.

Në deklarimin e këtij viti, bashkëshortja e Kurtit ka deklaruar vetëm 10 mijë euro në llogarinë e saj në po të njëjtën bankë.

E siç duket Kurti dhe bashkëshortja e tij, këto para i kanë shpenzuar për blerjen e një banese në Norvegji.

Kjo për shkakun se në këtë vit, për dallim prej vitit të kaluar është deklaruar edhe një banesë në vlerë prej 400 mijë eurosh.

Kurti ka të hyra në vit prej mbi 19 mijë eurosh, ndërkaq që bashkëshortja e tij mbi 42 mijë sosh.