Fjalë Kyçe

Aksidentohen me veturë tre zyrtarë të Komunës së Kaçanikut

Aksidentohen me veturë tre zyrtarë të Komunës së Kaçanikut

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Kovaçec të Kaçanikut. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, teksa ka njoftuar se në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë zyrtare.

“Sot gjatë ditës, në fshatin Kovaçec ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e komunës. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime 6 qytetarë, 3 prej tyre zyrtar publik të komunës. Pas marrjes së informacionit kam dalur në vendngjarje dhe jam interesuar nga afër për gjendjen e tyre shëndetësore”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Më tej, kryetari i Kaçanikut ka shkruar se të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor. “Me këtë rast iu bëj thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në komunikacion”, ka thënë ai.

Ndryshe, numri i aksidenteve në komunikacion ditëve të fundit është rritur, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 43 aksidente.