Përkrahësi i madh i shqiptarëve, Eliot Engel nuk do të jetë më pjesë e Kongresit Amerikan.
Vendin e tij do ta zë, Ritchie Torres. Ai po ashtu njihet si përkrahës i madh i shqiptarëve, transmeton Indeksonline.
Me 23 gusht, ai ka pasur një bisedë me Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj. Në këtë bisedë, Torres kishte kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë.
Në postimet që i kishte bërë pas bisedës, ai e quan Slobodan Millosheviqin si një nga kriminelët më të tmerrshëm në shekullin e 20-të.
Ritchie Torres, the Democratic nominee for New York’s 15th Congressional District, speaks to the media, Tuesday, Nov. 3, 2020, in the Bronx borough of New York. (AP Photo/Adam Hunger)