Fjalë Kyçe

Limaj në Shtime flet për mbrojtje të vlerave kombëtare

Limaj në Shtime flet për mbrojtje të vlerave kombëtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar qytetarët në Shtime. Thotë se aty ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet vendi, përfshirë mobilizimin për mbrojtje. të vlerave kombëtare.

“Në vatrën e lirisë, konakun e bacës Milaim Krasniqi, në Shtime, sonte kalova disa orë të mrekullueshme me bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëpunëtorë të Nismës Socialdemokrate”, shkroi Limaj në Facebook.

“Bashkë me veteranët e luftës së UÇK-së, si kategoria më e ndritur e kombit, biseduam për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë dhe për rëndësinë e mobilizimit për projektin tonë politik, për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona kombëtare”, tha ai.

“I jam mirënjohës e falënderues familjes së nderuar Krasniqi për pritjen dhe bashkëluftëtarëve tanë për gatishmërinë që t’i hymë bashkë edhe këtij procesi zgjedhor, i cili është jetik për Kosovën”, theksoi Limaj.