Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se të rinjtë po i bashkohen AAK-së

Haradinaj thotë se të rinjtë po i bashkohen AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, sot gjatë ditës ka takuar të rinjtë e Deçanit për të konfirmuar mbështetjen e tyre të madhe për programin tonë qeverisës.

“Sot bashkë me Kryesinë e Rinisë dhe Këshillin e Përgjithshëm, me të rinjtë e Deçanit për të konfirmuar mbështetjen e tyre të madhe për programin tonë qeverisës”, ka shkruar ai.

Ai përmes një postimi në Facebooka ka thënë se Aleanca në Deçan i ka dhënë hapësirë të jashtëzakonshme rinisë në qeverisjen komunale.

“Të rinjtë po na bashkohen në çdo komunë, ata po na bashkohen në rrugën tonë për fitoren e përbashkët!”, shkroi ai.