Reshjet kanë shkaktuar dëme edhe në Fushë Kosovë.
Lexues të Gazetës kanë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.
Aty shihet se me vështirësi kalojnë veturat dhe kamionët në atë pjesë.
Sipas lexuesve të Express në vend të ngjarjes ende nuk kanë dalë ekipet emergjente.
Reshjet e dendura të shiut ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në shumë qytete të Kosovës.