Fjalë Kyçe

Shala: Bashkëndjejmë këtë situatë me të gjitha familjet e prekura, bën thirrje për solidaritet nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë !

Shala: Bashkëndjejmë këtë situatë me të gjitha familjet e prekura, bën thirrje për solidaritet nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë !

Deputeti Ferat Shala nga radhet e PDK-së,ka shprehur keqardhje dhe ka bere thirrje per solidaritet e perkrahje për te gjiha familjet e prekura nga verrshimet e fundit në disa vende të Kosovës.
Ky është statusi i tij ne Facebook:

Në këto momente të rënda të përmbytjeve që kanë përfshirë disa regjione të Kosovës, bashkëndjejmë këtë situatë me të gjitha familjet e prekura. Bëjmë thirrje për solidaritet nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe shprehim gatishmërinë për përkrahje të pa rezervë për pushtetin lokal të komunave të prekura, institucionet qëndore që merren me menaxhimin e situatave emergjente dhe ekipet e vullnetarëve që po angazhohen për tejkalimin sa më të shpejtë dhe sa më të lehtë të kësaj gjendje.
Me këtë rast solidariozhemi më familjet e prekura nga Komuna e Drenasit dhe përkrahim aktivitetet që po ndërmerrë kryetari i komunës Ramiz Lladrovci me strukturat komunale, për evakuimin e banorëve të prekur, përkrahjen e tyre dhe përballimin e situatës.
Të bashkuar dhe të organizuar i përballojmë më lehtë të gjitha sfidat.

https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial