Që nga shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit, veçse kanë filluar aderimet e para nëpër partitë politike.
Analisti dhe sociologu, Ardian Gola tashmë ka zyrtarizuar kalimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.
Aderimi i tij në VV u bë i ditur nga lideri, Albin Kurti, i cili tha se e ka ditur që një ditë rrugët e tyre do të pikëprehen.
“Mirë se erdhe Ardian”, tha ndër të tjerash Kurti.
Postimi i plotë:
Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen.
Mirë se erdhe Ardian!.