Fjalë Kyçe

Qytetarëve u kërkohet të mos e përdorin ujin e ujësjellësit

Qytetarëve u kërkohet të mos e përdorin ujin e ujësjellësit

Kompania regjionale e ujësjellësit, “Hidromorava”, u ka bërë thirrje qytetarëve të rajonit të Gjilanit të mos përdorin ujin e ujësjellësit për pije për dy ditë, për shkak të ndikimit të vërshimeve në kualitetin e ujit.

“Hidromorava” ka thënë se depërtimi i ujërave sipërfaqësorë ka rritur turbullirën duke e pamundësuar trajtimin fiziko-kimik dhe shpërndarjen e ujit brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

“Prandaj, mos e përdorni ujin nga rrjeti i ujësjellësit për pije deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi u është drejtuar konsumatorëve në vendbanimet: Kamenicë, Karaçevë, Topanicë, Koretin, Kopernicë, Kolloleq, Shipashnicë, Ranillug, Ropotovë, Ropotovë e Vogël, Tomancë, Pançellë, Novoberdë, Boston, Koretishtë, Pasjak, Makresh, Tullar.