Fjalë Kyçe

Veliu: Ende nuk është zgjedhur drejtori i policisë, procesi vazhdon

Veliu: Ende nuk është zgjedhur drejtori i policisë, procesi vazhdon

Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit tashmë në detyrë Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendës drejtori Samedin Mehmeti.

E në disa media sot u raportua se Samedin Mehmeti është emëruar në pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës.Por një gjë të tillë e ka mohuar, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Veliu ka deklaruar për Telegrafin, se zgjedhja e drejtorit të policisë është në proces.

“Zgjedhja e drejtorit është në proces ende”, ka thënë shkurt Veliu.

Samedin Mehmeti është duke e ushtruar detyrën e drejtorit të policisë tash e tre muaj.