Gjatë 24 orëve kanë humbur jetë shtatë perosna dhe janë shënuar gjithësej 296 raste të reja me COVID-19.
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.659 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 3 raste (88, 86, 47 vjeç), Dragash 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 55.135 raste nga 205.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.399 raste të vdekjes.