Ish-deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ruzhdi Matoshi do të jetë kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sipas burimeve brenda partisë së Haradinajt.
Matoshi, shtetas edhe i Kosovës, do të garojë për ulëse në Kuvendin e Kosovës në listën e partisë së AAK-së.
Ndryshe, Matoshi ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa së fundmi është profesor universiteti.
Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nga radhët e PDSH-së në mandatin 2002-2008, si dhe përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në Këshillin Evropian. Jeton dhe vepron në Tetovë, por edhe në Kosovë.