Gruaja e Rexhep Selimi kandidate e Vetëvendosjes për deputete.
Shqipe Selimi, gruaja e ish-shefit të GP parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi do të jetë kandidate për deputete nga radhët e Vetëvendosjes.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga VV, të cilët edhe kanë bërë të ditur listën e plotë të kandidatëve për deputetë, shkruan lajmi.net.
Shqipe Selimi është me numër 10 në listën e VV-së për deputetë. Përveç saj në këtë listë edhe Vasfije Krasniqi e Donika Gërvalla, si dhe babai i Astrit Deharit.