Fjalë Kyçe

U largua papritmas nga “Përputhen”, Lediana tregon nëse do të kthehet sërish

U largua papritmas nga “Përputhen”, Lediana tregon nëse do të kthehet sërish

Lediana premton se do të kthehet sërish në emision.

Lediana Prenga, konkurrentja e re e “Përputhen” vendosi të largohet për pak kohë nga emisioni.

Ani pse ka pak kohë që erdhi në emision, Lediana deklaroi se nuk ka arritur ende të përshtatet me atë ambient.

Së fundi, dikush nga ndjekësit e pyeti nëse ajo do të kthehet sërish në emision, ndërsa Lediana e pohoi këtë gjë.

Konkurrentët të cilët e kritikuan shumë me të hyrë në emision, i kërkuan publikisht falje Ledianës.

Mes tyre ishte edhe Melisa dhe Fatjoni, ndërsa Lediana deklaroi se një vendim të tillë nuk e mori për shkak të tyre.