Fjalë Kyçe

Adriana Matoshi: Unë aktrimin kam me vazhdu në filma dhe teatër, jo si disa në parlament

Adriana Matoshi: Unë aktrimin kam me vazhdu në filma dhe teatër, jo si disa në parlament

Aterimi i saj në njërën nga partitë politike u komentua mjaft shumë.

Aktorja, Adriana Matoshi ka publikuar një postim me anë të cilit ka dhënë edhe një sqarim pasi u b⌂ pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.

Ajo ka treguar se do jetë zëri i popullit në parlamentin e Kosovës ndërsa aktrimin do e vazhdoj në teatër.

“Une aktrimin kam me vazhdu ne filma dhe teater, jo si disa ne parlament. Ne parlament kam me qene zeri i popullit e do te flas per ato gjera qe i di me se miri”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Adriana mori komente të shumta pas njoftimit se do jetë pjesë e politikës.