Fjalë Kyçe

Prisnin të bëheshin prindër të një vajze, familjarët rrëfejnë për aksidentin fatal në Vranidoll

Prisnin të bëheshin prindër të një vajze, familjarët rrëfejnë për aksidentin fatal në Vranidoll

Merita e Bujar Humolli nga fshati Lupç i Podujevës përjetuan dhimbjen më të madhe që dy prindër mund të përjetojnë.

Në aksidentin e 31 majit në fshatin Vranidoll, përderisa ishte duke vozitur Merita, shtatzëne në muajin e shtatë goditet rëndë nga një veturë.

Për Gazetën Insajderi ajo ka treguar momentet e dhimbjes së madhe ku kishte humbur foshnjën që po mbante në barkun e saj për shtatë muaj.

“Lëndimi më i madh për mu dihet është se e kam humb vajzën…”, ka thënë Merita.

Fixhirie Humolli, vjehrra e Meritës tregon për lëndimet që kishte pasur foshnja teksa e kishte pastruar, teksa bashkëshorti, Bujari shprehet i mllefosur me familjarët e shkaktarit të aksidentit ndërsa paralajmëron padi e që do t’i shkojë deri në fund këtij rasti.